Kryetari i AAK-së, Ramush Haardinaj, është pozicionuar kundër propozimit, që kryeministri Albin Kurti e ka dhënë në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje, për pensionin e veteranëve të UÇK-së.
Ai ka thënë të enjten në emisionin “Desku” në KTV, se e vetmja zgjidhje mbetet që pensioni të jetë në lartësinë e pagës minimale.
Sipas Haradinajt, nëpërmjet veteranëve, kryeministri Kurti po kërkon që të krijohet problem.
“Ky po tregon një logjikë të çuditshme, ky po kërkon problem kur nuk ka nevojë të ketë problem. Po do me kriju një problem, nuk e di ku e ka hallin. Ai po e krijon, nuk po e lejon rritjen e pagave për veteranët, ai po thotë ta jap pagën sa e ke, s’ka lidhje që nuk ka hetim por nuk ta rriti pagën pa hetim. Ku është baza ligjore e kësaj. Një kryeministër që pranon t’ia japë pagën dikujt pa hetim, në cilën bazë ligjore po thirret ai që mos t’ia rrisë pa hetim”.
Në intervistën e plotë që transmetohet sonte (e enjte) nga ora 20.10, Haradinaj kritikon punën e Qeverisë, flet për temat, në të cilat mund të ofrojë bashkëpunim AAK-ja, vlerëson nismën e Shqipërisë për ta zhvlerësuar raportin e senatorit, Dick Martyt, dhe tregon statusin që ai ka para Gjykatës Speciale.