Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri sot homazhe tek “Përmendorja dedikuar personave të zhdukur”, për familjarët e të cilëve shprehu mirënjohje dhe respekt.
Duke falënderuar shoqatat dhe të gjithë ata që po e mbajnë gjallë frymën, shpresën, por edhe kërkesën që të dihet fati i të pagjeturve, Haradinaj tha se ende është një numër i madh i të pagjeturve.
“Nuk është një fazë e lehtë. Besoj që tash në fazën finale të dialogut është e logjikshme të pritet përgjigje për pjesën e të pagjeturve. Ishte edhe një kërkesë që është shumë legjitime për ligjin për të pagjeturit dhe besoj se do ta trajtojmë me kujdes”, tha Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Të pagjeturit dhembje që vazhdon
-
Haradinaj: Të zhdukurit e luftës, plaga që na përcjellë tash e dy dekada
-
Në Ditën e të Pagjeturve shprehet zhgënjimi me institucionet për fatin e mbi 1,600 personave
-
Familjarët e të pagjeturve i kërkojnë Haradinajt ta ndryshojë udhëzimin që ua ndalon pensionet
-
Haradinaj: Personat e pagjetur, plagë e hapur e shoqërisë kosovare