Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve.
Ai ka thënë se shpreson që një ditë do të arrihet një marrëveshje reciproke me Serbinë e gjithashtu edhe pajtim.
Siç raporton KTV, ka thënë se “pa e shtrirë dorën familjarët e të pagjeturve, nuk mund të ketë pajtim.
“Duhet të jemi në kontakt me ju, të shohim çfarë mund të bëjmë gjatë kësaj kohe. Unë do të propozoj nesër një buxhet për secilën nga 24 shoqatat e të pagjeturve. Çështja tjetër që dua ta diskutoj me ju është edhe aranzhimi juaj në bisedimet për të pagjeturit”, tha ai.
Ndërkaq, Jahja Lluka në emër të familjarëve të të pagjeturve, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta ndryshoj udhëzimin administrativ që ua ndalon pensionin kontributdhënës familjarëve të të pagjeturve.
Edhe
Haradinaj: Kërkesën për ligjin për të pagjeturit do ta trajtojmë me kujdes
“Do ta shqyrtoj një çështje të tillë, por duhet ta dijë koston reale të këtyre ndalesave të pensioneve”, tha ai.
Përfaqësuesit e familjeve të personave të pagjetur e kanë quajtur edhe më herët diskriminues ligjin për persona të pagjetur, duke kërkuar ndryshimin e tij nga fillimi deri në fund.
-
Kurti pret që më 2 maj të trajtohet me urgjencë çështja e të pagjeturve
-
Termi “të zhdukur me dhunë”, dallimi mes Kosovës e Serbisë në marrëveshjen për të pagjeturit
-
Të pakënaqur nga takimi i parë Kurti-Vuçiq, familjarët: Për të pagjeturit të ftohemi edhe ne
-
“Prioritet i Qeverisë ndriçimi i fatit të të pagjeturve”