Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Prioritet i Qeverisë ndriçimi i fatit të të pagjeturve”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ndriçimi i fatit të të pagjeturve është prioritet i Qeverisë dhe njëra ndër temat kryesore në procesin e dialogut me Serbinë.

Hoti e ka thënë këtë gjatë takimit sot me ekipin e ekspertëve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës, që ishte i angazhuar në gërmimet gjatë javëve të fundit në varrezën masive në Kizhevak në Serbi.

“Kryeministri Hoti në takim theksoi se, ndriçimi i fatit të të pagjeturve është prioritet i punës së Qeverisë së Kosovës dhe njëra ndër temat kryesore në procesin e dialogut me Serbinë. Ai ofroi mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë për punën e ekspertëve mjeko-ligjor dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, mbi supet e të cilëve bie e gjithë barra për ndriçimin e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë”, thuhet në një komunikatë nga Kryeministria.