Të hënën, në Kuvendin e Kosovës, është miratuar Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Kryeministri Ramush Haradinaj këtë e ka quajtur lajm të mirë për qytetarët.
“Aprovimi në Kuvendin e Kosovës i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit. Tani secili qytetarë mund ta shfrytëzojë të drejtën e tij për ta regjistruar pronën dhe të operojë me të”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sipas tij, me këtë ligj përfitojnë qytetarët dhe ndryshon edhe statusi i komunave, të cilat forcojnë buxhetin e tyre dhe përcaktojnë pronarët legalë.
“Trajtimi gjithëpërfshirës i ndërtimeve pa leje, thjeshtësimi i procedurave, ulja e kostove për legalizim të pronës, janë vetëm disa nga përparësitë e këtij ligji, të cilat duhet t’i shfrytëzojnë qytetarët e vendit”, ka shkruar tutje Haradinaj.
-
Vetë banorët mund të aplikojnë për legalizim të objektit, nëse këtë s`e bën investitori
-
Qeveria miraton agjendën legjislative 2026-2028, prioritet dy ligje
-
Tërhiqet nga leximi i dytë projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje
-
Aliu: 352 mijë ndërtime pa leje në nivel vendi
-
Miratohet Projektligji për Pronën Publike