Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Pronën Publike. Në arsyetimin e saj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka arsyetuar projektligjin duke thënë se deri më tash s’ka pasur ligj që përcakton saktë pronën publike dhe se me këtë projektligj do të qartësohet e drejta pronësore publike.
Me këtë ligj parashihet edhe themelimi i një institucioni mbikëqyrës.
Po ashtu Qeveria ka ndryshuar përbërjen e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar Gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Leonora Selmani është bërë kryetare, e kryetarja aktuale Minire Begaj është bërë anëtare.
Artikuj të ngjashëm