Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Hasan Prishtina me rastin e 85 vjetorit të vrasjes së tij.
Haradinaj ka thënë se figura e atdhetarit dhe vizionarit Prishtina, edhe sot mbetet frymëzim.
“Në 85 vjetorin e vrasjes së tij, me krenari e kujtojmë Hasan Prishtinën, një ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar. Hasan Prishtina, organizator i kryengritjeve të pareshtura në Kosovë kundër shtypjes së regjimeve të huaja mbi shqiptarët, i ka dhënë kahje historisë së re dhe përpjekjeve tona për liri e dinjitet”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.
Sot, tha ai, e nderojmë figurën e vizionarit dhe përndritësit në ballë të kombit, atdhetarit të angazhuar për kauzën e shqiptarëve, shtetin e pavarur dhe të fortë, i cili na frymëzon edhe sot në rrugëtimin tonë prosperues.
-
Kurti: Figura e Hasan Prishtinës është më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve
-
Kryeministri Haradinaj bëri homazhe te shtatorja e patriotit Hasan Prishtina
-
Haradinaj: Protestat e ‘81-shit lëkundën themelet e regjimit serb
-
Haradinaj kujton protestën studentore: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi
-
Haradinaj: Kosova do të dijë ta ruajë e forcojë partneritetin me SHBA-në