Vushtrri, 19 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe te shtatorja e patriotit Hasan Prishtina, në qytetin e Vushtrrisë, e cila u përurua në sheshin që mbanë emrin e tij, në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të kësaj komune.
Duke vlerësuar lartë figurën e veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, Hasan Prishtina, kryeministri Haradinaj tha se nderojnë njërin nga themeluesit e shtetit shqiptar, i cili jetën, pasurinë dhe intelektin e vet e shkriu për lirinë e popullit shqiptar.
“Hasan Prishtina është shembulli që duhet ndjekur nga të gjithë se si duhet ta duam dhe ndërtojmë vendin tonë. Përherë falënderues për rolin historik të themeluesit të shtetit shqiptar”, tha kryeministri Haradinaj gjatë homazheve, që bashkë me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, bëri te shtatorja e Hasan Prishtinës.
{gallery}
-
Haradinaj: Hasan Prishtina i ka dhënë kahe historisë dhe përpjekjeve për liri
-
Kurti: Figura e Hasan Prishtinës është më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve
-
Shtatorja e Hasan Prishtinës në Vlorë, përmbushje e ëndrrës për nipin e tij
-
Shtatorja e Hasan Prishtinës në Vlorë me simbolikën e bashkimit kombëtar
-
Haradinaj nderon veprën madhështore të Mujë Krasniqit