Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se Guximi i Vasfije Krasniqit le të jetë udhërrëfyes për viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës, që të ngriten mbi dhimbjen dhe me dëshmitë e tyre të dokumentojnë krimin, që të ngadhënjejë drejtësia.
Vasfije Krasniqi është viktima e parë që ka folur publikisht për dhunën seksuale që ka përjetuar gjatë kohës së luftës, në moshën kur ishte vetëm 16 vjeçare. Ajo është dhunuar seksualisht nga dy serbë, një polic dhe një civil në fshatin Babimost të Vushtrrisë.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Pasi e dëgjova me vëmendje rrëfimin sa prekës aq edhe inkurajues të Vasfije Krasniqit, e përgëzoj këtë grua të guximshme që ka vendosur të flas hapur për njërën prej plagëve më të mëdha të popullit tonë. Guximi i saj le të jetë udhërrëfyes për viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës, që të ngriten mbi dhimbjen dhe me dëshmitë e tyre të dokumentojnë krimin, që të ngadhënjejë drejtësia. Së bashku, duke inkurajuar viktimat dhe familjet e tyre, do të heqim stigmatizimin që ka rënduar kaq vite mbi to.
-
“Krasniqi, zëdhënëse e 20 mijë viktimave të dhunës seksuale në Kosovë”
-
Vasfije Krasniqi në Kryeministri tregon për përkrahjen që ka pasur nga familja
-
Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë
-
Haxhiu: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë kriminelët që po i strehon
-
Vasfije Krasniqi: Kisha shumë dilemë a mund të flas publikisht për dhunën e përjetuar