Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Krasniqi, zëdhënëse e 20 mijë viktimave të dhunës seksuale në Kosovë”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se dëshmitë e sotme të Vasfije Krasniqi-Goodman, Ilir Bytyqit dhe presidentes Jahjaga në Kongresin Amerikan, janë zëri më i besueshëm i Kosovës, për krimet monstruoze të Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

“Dëshmitë e Vasfije Krasniqi-Goodman, Ilir Bytyqit dhe Presidentes Jahjaga në Kongresin Amerikan janë zëri më i besueshëm i Kosovës, për krimet monstruoze të Serbisë gjatë luftës në Kosovë. I admirueshëm guximi i Vasfijes, e cila u bë zëdhënëse e rreth 20-mijë femrave shqiptare, viktima të dhunës seksuale. Mirënjohës Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, i cili mizoritë serbe në Kosovë i emëroi gjithmonë me emrin e tyre të vërtetë, krime kundër njerëzimit”, ka shkruar Haradinaj.

Krasniqi e Jahjaga po dëshmojnë para Kongresit për dhunën seksuale gjatë luftës