Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qëndrimin e tij në Greqi pavarësisht situatës në Deçan.
Ai përmes një postimi në Facebook e ka ftuar Kurtin të vije në Kosovë e të merret me problemet e vendit të tij.
“Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve. Situata është pothuajse alarmante. Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme! Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen t’i bëjë keq Kosovës
-
Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen ta bëjë keq e më keq Kosovën
-
Haradinaj kritikon Kurtin, disa ministra dhe deputetë largohen nga salla
-
Haradinaj refuzon ftesën e Kurtit
-
Haradinaj: Pas vendimit për pronat rreth Manastirit, Kurti t’i kthehet planit franko-gjerman