I nominuari për kryeministër i koalicionit parazgjedhor PAN, Ramush Haradinaj, priti në takim shefen e Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.
Haradinaj dhe Apostolova biseduan për procesin e krijimit të institucioneve të reja në vend pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, transmeton Koha.net.
Kreu i AAK-së tha se “Kosova shumë shpejt do t’i formojë institucionet e reja në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit”.
Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për proceset e integrimeve euro-atlantike për Kosovën dhe rëndësinë e përshpejtimit të zbatimit të Agjendës së Reformës Evropiane në rrugën e integrimeve.
Haradinaj theksoi se “agjenda e integrimeve euro-atlantike do të jetë në krye të prioriteteve në politikat dhe vendimmarrjen qeverisëse gjatë mandatit qeverisës katër vjeçar”.
-
Haradinaj: Qeveria e përkushtuar për të çuar përpara agjendën për reformat në vend
-
Faza përmbyllëse e pakos së ligjeve për reformën e administratës publike në Kosovë
-
Haradinaj dhe Apostolova bisedojnë për rrugën euro-atlantike të Kosovës
-
Haradinaj bisedoi me ambasadorin hungarez për formimin e institucioneve
-
Haradinaj e Delawie flasin për nevojën e krijimit të shpejtë të institucioneve