Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe shefen e misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Haradinaj ka thënë se reforma në administratën publike duhet të mbyllet në afat optimal.
Sipas tij institucionet e vendit janë në proces të finalizimit të pakos së ligjeve që ndërlidhen me agjendën evropiane.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Reforma në Administratën Publike duhet të përmbyllet në afat optimal. Me qëllim të përshpejtimit të procesit të finalizimit të tri ligjeve, të cilat e rregullojnë administratën publike në Kosovë, zhvilluam takim konsultativ me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe Shefen e Misionit të BE-së, Nataliya Apostolova. Institucionet e Kosovës, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, janë në proces të finalizimit të pakos së ligjeve, që është shtyllë e funksionimit të shtetit dhe ndërlidhet me Agjendën e Reformave Evropiane. RH
-
Haradinaj: Qeveria e përkushtuar për të çuar përpara agjendën për reformat në vend
-
Votimi në Kuvend i ligjeve, vendimtar për proceset eurointegruese
-
Gjatë qershorit pakoja e projektligjeve që përafrojnë Kosovën me agjendën europiane
-
Qeveria e sheh sfiduese përmbylljen e reformave në administratën publike
-
Në qershor, tri ligjet bazike të administratës publike