Prishtinë, 7 qershor - Pakoja e projektligjeve që lidhen me Reformën e Administratës Publike, Projektligji për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, Projektligji për zyrtarët publikë dhe Projektligji për pagat i hapë rrugë zbatimit të reformës dhe modernizimit të administratës publike në Kosovë. Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagxhilar.
Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe koordinatori nacional për Reforma shtetërore, Besnik Tahiri, kryeministri Haradinaj vlerësoi se miratimi i këtyre projektligjeve është i rëndësishëm edhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit dhe përfarimin me agjendën evropiane.
Kryeministri Haradinaj tha se Projektligji për paga ka kosto financiare, por garanton ruajtjen e nivelit të pagave për të gjithë të punësuarit në administratë publike dhe të punësuarve tjerë publikë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë.
Ndërkaq, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, e njoftoi kryeministrin Haradinaj për procesin e deritashëm për hartimin e këtyre projektligjeve, duke theksuar se gjatë qershorit do të dërgojë në Qeveri pakon ligjore të 3 ligjeve bazike të administratës publike.
-
Në qershor, tri ligjet bazike të administratës publike
-
Kalojnë në Kuvend tri ligje të reformës administrative, Kosova më afër BE-së
-
Qeveria miraton tre projektligjet më të rëndësishme për reformën e administratës publike
-
Pas vërejtjeve nga BE-ja, Qeveria rishqyrton Projektligjin për pagat
-
Qeveria miraton këtë muaj pakon ligjore të reformës shtetërore