Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, sot është takuar me ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie.
Haradinaj thotë se me Delawien ka biseduar për nevojën e krijimit të shpejtë të institucioneve të vendit.
“Sot kam pritur në një takim, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie me të cilin bashkëbiseduam për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë dhe mbarëvajtjen e tyre si dhe për nevojën e krijimit të shpejtë të institucioneve të vendit me qëllim të avancimit të proceseve të Kosovës. Shpreha në veçanti mirënjohjen për SHBA-të dhe rolin e tyre në ndihmë Kosovës në të gjitha proceset e saj dhe në veçanti ndihmës në shtetndërtim dhe krijimin e një shoqërie demokratike në vend”, ka shkruar ai në Facebook.
Koalicioni PAN doli fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, por jo me numër të mjaftueshëm sa i përket ulëseve në Kuvend për të formuar shumicën.
SHBA ka deklaruar se përkrah cilindo subjekt politik që arrin të formojë qeverinë.
-
Thaçi e Haradinaj në SHBA, Delawie me mesazhe të forta në Prishtinë
-
Haradinaj në takimin e parë si kryeministër me Delawien
-
Delawie takohet me Alternativën, flasin për domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve
-
Haradinaj e siguron Apostolovën për krijim të shpejtë të institucioneve
-
“Seanca konstituive javën e ardhshme - Qeveria në kohë rekord”