Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj e sheh pozitiv faktin që ndaj ministrave po mund të ngrihet aktakuzë

Njoftimi i fundit në ueb-faqen e Prokurorisë së Shtetit është ai për ngritjen e aktakuzës për aferën “Pronto”, i datës 6 prill.

Në të nuk gjendet një njoftim për aktakuzën për korrupsion që Prokuroria Speciale e ka ngritur ndaj ministrit Pal Lekaj, raporton KTV.

Prokuroria ka konfirmuar se aktakuza është ngritur pranë Gjykatës Themelore të Gjakovës më 10 prill, derisa në rastin e njëjtë, përveç Lekajt përfshihen edhe 6 persona të tjerë, njëri prej tyre biznesmen.

E si çdo ditë tjetër, Lekaj ka dalë në punë dhe ka takuar drejtues të institucioneve të ndryshme.

Aktakuzën ai e ka quajtur një pretendim të prokurorisë.

Shefi i tij, kryeministri Ramush Haradinaj, i pyetur për mundësinë e shkarkimit të ministrave të akuzuar, e ka quajtur një hap të madh faktin që po ngritën aktakuza ndaj ministrave.

Edhe Qeveria Haradinaj rekorde për ministra nën akuzë Arbëri Qeveria Haradinaj rekorde për ministra nën akuzë

Deklaratat Haradinaj i ka bërë pas mbledhjes së qeverisë, ku mes tjerash u proceduan për në kuvend ndryshimet e propozuara të Kodit Penal, ku parashihet ashpërsimi i dënimeve për veprat që lidhen me korrupsion.

Përndryshe, Lekaj është bërë ministri i tretë i qeverisë me aktakuzë, pas Valdrin Llukës e Besim Beqajt.