Arbëri

Haradinaj e Pacolli ndezin qirinj në nderim të viktimave të 11 Shtatorit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, sonte në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, kanë ndezur qirinj në përkujtim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001 i kryer në Qendrën Botërore Tregtare në New York.

“Duke qenë thellësisht falënderues për atë çfarë Qeveria e SHBA-ve dhe populli bujar amerikan ka bërë për lirinë e Kosovës, pavarësinë dhe shtendërtimin, populli i Kosovës dhe Qeveria e tij, do të mbështesë gjithnjë dhe pa hezitim SHBA-të, në luftën kundër terrorizmit global dhe do të qëndrojë paluhatshëm përkrah popullit amerikan në ditë të vështira, por edhe në gëzime e festa”, ka thënë kryeministri Haradinaj me këtë rast, transmeton KsP.