Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj diskuton me Tahirin preokupimet e qytetarëve të Kosovës

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka takuar sot deputetin Labinot Tahiri.

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj thotë se ka diskutuar me deputetin për zhvillimet në vend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kënaqësi të bashkëbisedoj me deputetin, Labinot Tahiri, për temat aktuale në vend dhe preokupimet e qytetarëve tanë. E vlerësoj angazhimin e tij të sinqertë për t'u dhënë zgjidhje temave të interesit nacional, në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Labinot Tahiri është pjesë e Aleancës Kosova e Re e Behgjet Pacolli. Ditë më parë ai ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e partisë së Behgjet Pacollit.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri kishte shkruar se ka shumë papërgjegjësi që e preokupojnë partinë dhe anëtarët e saj ndërsa është ankuar për pa korrektësi në këtë parti.