Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk mbahet mend që Kosova ta ketë pasur një vit më të humbur se sa vitin 2023.
Sipas tij, viti i kaluar është përcjellë me dështime në çdo segment të jetës e të politikës.
“Regres ne pozicionin ndërkombëtar të Kosovës; sanksione e ndëshkime nga aleatët strategjikë; asnjë njohje, asnjë investim i huaj; disfatizëm në raport me Serbinë e rrezikim i pavarësisë së vitit 2008; rritje enorme e çmimeve në artikujt elementarë, në energji, në tatime, në artikuj bazë ushqimor; dështim në investime e në zhvillim ekonomik; në arsim e në shëndetësi; me pagat më të ulëta në rajon; me afera të pazbardhura korruptive me rezervat shtetërore e tregtimin e energjisë; me luftë të paskrupullt ndaj gjyqësorit, me largimin masiv të rinisë nga vendi, e kështu me radhë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sipas tij ky vit karakterizohet edhe me “pafytyrësinë e qeverisë që të gjitha këto dështime t’i paraqes si suksese”.
Ka shkruar se të gjitha këto dështime nuk mund të kalojnë pa ndëshkim.
“Prandaj sot, më shumë se kurrë kërkohet unitet e mobilizim që të ndalet rënia e shoqërisë dhe e shtetit”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike
-
Haradinaj për dëmet nga përmbytjet: Të ndahen pa vonesë fondet emergjente
-
Haradinaj: Gjendja me rrymën alarmante, investimi në kapacitete të reja është urgjent
-
Haradinaj për rezultatin e zgjedhjeve: Kosova do të dobësohet e do të fitojnë armiqtë e saj