Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të hiqen masat sa i përket hyrjes në Kosovë, në mënyrë që të mirëpriten bashkatdhetarët.
Ai ka thënë se duhet mirëpritur bashkatdhetarët e jo të kufizohen me masat që ekspertët thotë se po i konsiderojnë jo shkencore.
“Të dashur motra e vëllezër që jetoni jashtë vendit. Rrugët tuaja drejt vendlindjes nuk u ndalën asnjëherë, as dikur në rrethana okupimi e as sot në liri. Ju i jepni kuptim festave të fundvitit, të cilat do të ishin të zbehta pa ju dhe kjo jo vetëm për faktin që familjet çmallen me ju, por edhe gjallërimi që i bëni ekonomisë së shtetit tonë të përbashkët, vendlindjes tuaj. U bë më shumë se një vit që edhe Kosova po përballet me pandeminë, ashtu sikur vendet ku jetoni e punoni ju. Fatmirësisht, në këtë fazë ne kemi shumë më pak të infektuar. Sot i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, që të heqin masën e ndalim qarkullimit, për të mundësuar kështu, udhëtim të lirë e të papengesa për diasporën tonë. Ne duhet t’i mirëpresim motrat e vëllezërit tanë, e jo t’i kufizojmë me masa që ekspertët po i konsiderojnë jo shkencore dhe jo të nevojshme për menaxhimin e pandemisë. Të dashur bashkatdhetarë. Mirë se vini në shtëpinë tuaj!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.
-
Haradinaj kërkon lehtësim të masave në prag të ardhjes së mërgatës
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike
-
Haradinaj i bën thirrje diasporës të mos e neglizhojë balotazhin
-
Haradinaj iu bën thirrje veteranëve dhe zyrtarëve të shtetit: Shmangni udhëtimin përmes Serbisë
-
Haradinaj: Uroj të na i hapë rrugët Zoti, populli ynë e meriton zhvillimin