Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj bën homazhe në memorialin e Beau Bidenit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në memorialin e Beau Bidenit, të birit të ndjerë të presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Haradinaj në postim në Facebook ka shkruar se Beau Biden ka shërbyer në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë dhe se gjithmonë do të jetë në kujtesë të Kosovës.

“Beau Biden shërbeu në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera të përbashkëta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke nderuar sot shërbimin e tij në ofrimin e paqes dhe lirisë për vendin tonë, Beau do të jetë gjithmonë pjesë e kujtesës historike të Republikës së Kosovës. Jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj secilit amerikan që ka shërbyer në Kosovë, falënderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe lidershipit të Presidentit Biden drejtë paqes dhe prosperitetit në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm