Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është momenti i duhur që Bashkimit Evropian ta dorëzojë te presidenti, Joe Biden, portofolion për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë-Serbi.
Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se dialogu i deritanishëm nuk guxon të zbehet.
“Zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin, duhet të ndodh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të rikthehemi prapë të flasim për të njëjtat tema. Amerika kësaj here i dha shtytje procesit të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi. Duke i shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi”, ka shkruar Haradinaj.
Të enjten në Bruksel është mbajtur për orë të tëra takimi i nivelit të lartë në nivel të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e emisarit, Miroslav Lajçak.
Takimi ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje, derisa përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se nuk do të dorëzohen.
-
Haradinaj: Marrëveshja finale me njohjen reciproke Kosovë-Serbi është afër
-
Haradinaj: Kosova duhet t’i kthehet kursit drejt integrimit
-
Biden i kërkon Serbisë kompromise në dialog
-
Haradinaj i kërkon Szunyogut heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Bideni letër Vuçiqit, i përmend kompromise për Kosovën