Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkimi me Nismën Socialdemokrate po shihet “si e vetmja shpresë për t’i dhënë fund qeverisë anti-shtet”.
“Situata e krijuar në vend, kërkon mobilizim e bashkim të gjithmbarshëm për ta kthyer Kosovën drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit, në bashkëpunim me miqtë tanë që na ishin pranë në momentet më të vështira”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, ku ka njoftuar për tubim në Vushtrri të shtunën.
Ai ka thënë se me qytetarët ka diskutuar për problemet dhe nevojat e tyre dhe për zhvillimet në vend.
Sipas Haradinajt, është i nevojshëm bashkimi e mobilizimi “sa më masiv për ta ndaluar qeverisjen anti-shtet”.
Muaj më parë, AAK-ja dhe Nisma nënshkruan marrëveshje që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të garojnë në një listë.
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike
-
Haradinaj: Kemi 8 për qind apo 9 ulëse në Kuvend, duam koalicion me PDK-në e LDK-në
-
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që dhanë gjithçka
-
Haradinaj: Populli e ka kuptuar mashtrimin, bashkë e rikthejmë shpresën në vend
-
Haradinaj: Shkojmë të vetëm në zgjedhje, pas tyre s’e tolerojmë bllokimin e institucioneve