Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: 2019-ta s'ishte vit i lehtë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, përmes një video në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës duke thënë se vitin që po e lëmë pas, viti 2019, nuk ka qenë i lehtë, duke përmendur dorëheqjen e tij dhe zgjedhjet e 6 tetorit.

“As për mua nuk ka qenë një vit i lehtë, kemi rënë në ato sfida që na testuan edhe dorëheqja, edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovën, test për demokracinë për të gjithë ne. Por e kaluam me sukses. Sot ne mund të themi se jemi më të qëndrueshëm”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kosova këtë vit është forcuar në siguri, rend dhe ligj.

“Sot ne mund të themi se kemi pavarësi energjetike, mund të themi se jemi më të fortë në siguri, rend dhe ligj. Policia, ushtria, AKI dhe gjyqësori janë më të qëndrueshëm”, ka deklaruar tutje Haradinaj.

Kreu në detyrë i ekzekutivit ka thënë se sot të gjithë punëtorët si në sektorin publik por edhe privat ndihen me më shumë vetëbesim por, sipas tij, duhet ende punë.

“Ju uroj një vit më të lumtur por gjithashtu i falënderoj edhe ata që janë në punë sot jo vetëm mjekët, zjarrfikësit jo vetëm gazetarët por të gjithë ata që na mundësojmë të kalojmë një ndërrim të moteve më të mirë”, ka thënë në fund Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm