Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njoftoi se është hapur aplikimi për pagesa të subvencioneve, që do të zgjasë deri më 29 mars, në orën 16:00.
Ai shkroi në Facebook të martën se aplikimi për kulturat me sipërfaqe që duhet të digjitalizohen do të hapet më 17 mars, ndërsa bëri të ditur se aplikimi bëhet në zyrat e drejtorive komunale për bujqësi.
“Aplikimi zgjat 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 28.02.2023 dhe përfundon më datë 29.03.2023, në ora 16:00. Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t'iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë”, shkroi Peci.
Ministri njoftoi se aplikimi për disa kultura bujqësore bëhet nëpërmjet një aplikacioni.
-
Vlerësimi i projekteve të trashëgimisë kulturore në pritje ekspertësh
-
Hapet aplikimi për përfitim të 100 eurove për punëtorët e sektorit privat
-
Hapet aplikimi për studentë për shtesat prej 100 eurosh
-
Ministria e Bujqësisë publikon subvencionet e parapara për secilin sektor
-
Prezantohen pagesat për kulturat bujqësore, shumica do të mbështeten 150 euro për hektar