Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar të hënën se janë hapur dy kilometrat e para të tunelit të Llogarasë, 5 muaj pas nisjes së punimeve.
“Një ecuri për t’u vlerësuar, të cilën synojmë ta përfundojmë para afatit kontraktual për të qenë e aksesueshme nga të gjithë vizitorët e bregdetit të jugut”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tuneli i Llogararasë do të shkurtojë rrugën Vlorë – Sarandë. Sipas projektit, tuneli do të jetë i gjatë 5.9 kilometra.
Pasi të përfundojë, ky do të jetë tuneli më i gjatë në Shqipëri. Ai i Kalimashit është 5.4 km.
?♀️???Tuneli i Llogarasë - 5 muaj nga nisja e punimeve janë hapur 2 kilometra, me një ritëm shumë para afatit...
Posted by Edi Rama on Monday, May 30, 2022
Artikuj të ngjashëm
-
Rama thotë se më 5 korrik hapet tuneli i Llogarasë, rruga shkurtohet për gati gjysmë ore
-
Sot hapet tuneli i Llogarasë, Rama: Do të ndryshojë udhëtimin drejt jugut
-
Tuneli i Llogarasë pa pagesë deri më 15 shtator
-
Rama publikon pamje nga testimi i mjeteve të para ushtarake të prodhuara në Shqipëri
-
Rama për hekurudhën Prishtinë-Durrës: Me Kurtin do t’i eksplorojmë dy pista financimi