Qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit po vazhdojnë të rrezikohen nga rrëshqitja e gurëve në rrugën rajonale Hani i Elezit – Gorancë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës nuk po angazhohet ta hartojë ndonjë projekt konkret për ndërtimin e mureve mbrojtëse në këtë aks rrugor prej rreth 5 kilometrash.
Shkarja e fundit të gurëve gjatë vikendit, kanë nxitur reagimet e Komunës së Hanit të Elezit dhe të qytetarëve nga disa lokalitete, të cilët kanë kërkuar mbështetje nga niveli qendror.
Zyra e informimit e Komunës me një komunikatë ka njoftuar se rruga Hani i Elezit-Gorancë sërish është bllokuar për një kohë për shkak të shembjes së gurëve në segmentin i cili në vazhdimësi po shkakton probleme në këtë rrugë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Sërish rrëshqitje dheu në magjistralen Kaçanik –Hani i Elezit
-
Rruga Kaçanik – Hani i Elezit do të mbetet e bllokuar më shumë se 1 muaj
-
Shembet muri mbrojtës i një rruge në Han të Elezit, zë veturën me një person brenda
-
Nga nesër mbyllet për qarkullim rruga Hani i Elezit-Gorancë-Glloboçicë
-
Rrëshqitje dheu në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit