Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se zjarri i përhapur në Cerrnushë tashmë është nën kontroll.
Derisa ka falënderuar zjarrfikësit, ushtarët e FSK-së, Policinë dhe qytetarët për kontributin për shuarjen e zjarrit, ai ka thënë se flakët kanë krijuar shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll. Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë”, ka shkruar Hamza në Facebook.