Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, të cilin e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me Institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shtetit Austriak, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Gjatë takimit Hamza e njoftoi Pfandler për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri dhe Ambasadori diskutuan për prioritetet dhe rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit në tërheqjen e investimeve të huaja. Të dy u zotuan për të bashkëpunuar më tutje për të forcuar lidhjet ekonomike ndërmjet të dy vendeve.
Ndërsa, ambasadori austriak Gernot Pfandler e falënderoi Hamzën dhe e uroi për pozitën, si dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.