Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, me të cilin ka biseduar për përkrahjen e Kosovës nga shteti austriak.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe për prioritetet dhe rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit në tërheqjen e investimeve të huaja, ku të dyja palët u zotuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të të dyja vendeve me theks të veçantë në bashkëpunim ekonomik, si dhe në inkurajimin e bizneseve austriake për të investuar në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm