Shqipëria dhe Kosova duhet që të intensifikojnë edhe më shumë bashkëpunimin ndërshtetëror u tha sot në takimin e ministrit të Financave Bedri Hamza me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Gjatë takimit Ministri Hamza e njoftoi Ambasadorin Minxhozi për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.
Ambasadori shqiptar shprehi gatishmërinë e shtetit shqiptar për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik dhe integrimeve evropiane, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
-
Minxhozi bën thirrje për bashkëpunim ekonomik për të hequr kufirin mes Kosovës e Shqipërisë
-
Minxhozi: Kemi bashkëpunuar me të gjitha qeveritë kosovare për të shtyrë agjendën Kosovë - Shqipëri
-
Ministrja Haradinaj-Stublla dhe ambasadori Minxhozi diskutojnë dinamikën e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri
-
Diskutim për rritjen e qarkullimit të mallrave dhe prodhimeve në mes Kosovës dhe Shqipërisë
-
Kosova dhe Shqipëria, të përkushtuara për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik