Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë para deputetëve se ligji e lejon që muajin e parë të shfrytëzohet buxheti, por për muajt vijues duhet të merret vendim prej Kuvendit.
Ai përsëriti se qeveria e ka proceduar në Kuvend, dhe është aprovuar në komisionin për Buxhet dhe Financa, dhe tani mbetët të votohet nga deputetët.
Ai përmendi edhe zgjedhjet, ku tha se pa miratim të buxhetit nuk ka mundësi të bëhet as organizimi i zgjedhjeve.
“Nëse vjen situata të shkojmë në zgjedhje pa buxhet të aprovuar, sot po e them që as për organizimin e zgjedhjeve nuk ka pare. Mund të kesh bilanc bankar sa duash, por për t'i ndarë paratë për organizimin e zgjedhjeve pa vendim ose pa ligj, nuk mundesh. Adaj po ju lus që të votohet dhe të ketë mundësi që vendi të vazhdojë me pagesa”, tha ai.
-
Hamza tregon se vonesa e konstituimit të Qeverisë së re mund ta shtyjë votimin e buxhetit
-
Hamza tregon çka ndodh me pagesat nëse Buxheti s’kalon
-
Hamza: Buxheti nuk paraqet premtimet e Kurtit
-
Hamza: Buxheti nuk i reflekton premtimet që i dha Kurti në ekspoze
-
KQZ-ja ende pa buxhet, Buzhala: Kemi kërkuar informata, por s’kemi marrë përgjigje