Arbëri

Hamza: Buxheti nuk paraqet premtimet e Kurtit

Bedri Hamza

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i PDK, Bedri Hamza, ka kritikuar mënyrën e ndarjes buxhetore të paraparë me projektbuxhet. 
Sipas Hamzës, buxheti nuk përmban premtimet që ka paraqitur nga kryeministri Albin Kurti në ekspozenë e tij të paraqitur në Kuvend me rastin e rizgjedhjes së tij.

Teksa ka folur për rritjen ekonomike Hamza ka thënë se përjashtuar vitin 2021, norma e rritjes ka qenë afër 4, ndërsa për 2025 sipas tij ajo është më e ulët se 4.

“Buxheti i propozuar për vitin 2026, është  buxhet që menaxhon status quo. Kjo si rezultat i rritjes së shpenzimeve operative dhe posaçërisht të transferteve dhe subvencioneve. Kjo ndikon në rritjen e konsumit në periudhë afatshkurtër, por në periudhë afatgjatë, si rritje e shpenzimeve rrjedhëse, e zvogëlon hapësirën për investime kapitale. Këto shpenzime të rritura për subvencione dhe transferet e zvogëlojnë hapësirën fiskale për periudhat e ardhshme dhe sigurisht se do të ndikojnë në pamundësinë e zgjerimit të bazës prodhuese dhe eksportuese“, ka theksuar Hamza.

Hamza ka folur për rritjen e normave në dispozita, duke thënë se kjo flet për rritje të kamatave për kreditë familjare dhe bizneset.

Ka deklaruar se është përkeqësuar standardi i jetës së qytetarëve.

Hamza ka thënë se nuk e kupton urgjencën e procesimit të Projektligjit.

“Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe, ne nuk duam dhe nuk lejojmë vonesa, por pse kjo urgjencë? Vetëm 2 arsye më shkojnë ndërmend. E para që të iu pamundësohet deputetëve, pozitë e opozitë që me diskutimet e tyre të japin edhe propozime e alternativa. Si e dytë, nuk dua të besoj që kjo lidhet me çështjen e zgjedhjes së presidentit”, është shprehur ai.

Lexo përditësimet tjera
Kuvend-Buxheti

Kuvendi shqyrton buxhetin për vitin 2026

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur për të shqyrtuar buxhetin 4-miliardësh për vitin 2026. Projeksionet...