Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka folur për procedurën se si do të shkojë seanca e parë e legjislaturës së re që do të mbahet më 3 gusht.
“Me 3 gusht bëhet verifikimi i mandateve nga komisioni. Do të bëhet betimi i deputetëve. Do të shkohet nëse ka deputetë nuk janë në sallë. Do të votohet për kryetar të Parlamentit, nënkryetarët”, tha ai në televizionin publik.
Ai ka folur edhe për qëndrimet e Vetëvendosjes, duke thënë se ato qëndrime dihen. “Nëse PAN kandidon kryetarin e PDK-së, është e drejt e tyre. Duhet të jenë votat. Unë besoj se pa marrë parasysh se do a ta votojë VV, kryetari do të marrë besimin në votimin e parë”, tha ai.
Sipas tij, nuk do të ketë krizë, pasi që ajo do të zgjidhet.
Haliti ka folur edhe për ulëset që janë të caktuara për deputetët. “Mua me pëlqen modeli gjerman”, tha ai, duke thënë se “tek ne është e trashëguar nga odat se cili ulet më përpara është me më rëndësi”.
-
Haliti: Nëse bëhet president një figurë e VV-së, atëherë vendoset diktaturë
-
Haliti: Presidenti duhet të jetë nga PDK-ja
-
Haliti vlerëson se Kosova nuk duhet të vonohet në dialog
-
Haliti: Përgjegjësia e dialogut bie mbi Qeverinë, s’është e nevojshme pjesëmarrja e opozitës
-
Haliti tregon se çfarë do të bënte PDK-ja po të mbetej në opozitë