Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se është i sigurt që PDK-ja fiton në zgjedhje, por edhe sikur të dalë në opozitë, atëherë opozitarizimin do ta bëjë në institucione dhe jo në rrugë.
“Le t’i mbajnë ata vijat e kuqe. Unë mendoj që ne do të fitojmë, por edhe nëse mbesim në opozitë do ta mbështesim qeverinë e ardhshme për interesin e shtetit. Opozitën do ta bëjmë në institucione dhe jo në rrugë”, ka thënë Haliti në televizionin publik.
Ai ka thënë se përveç kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që thotë se do ta luftojë korrupsionin, të gjithë kandidatët tjerë për kryeministër të partive tjera thonë se “do ta qesin PDK-në në opozitë”, çka sipas tij, “një gjë e tillë nuk është e kuptueshme”.
-
Haliti: Nëse bëhet president një figurë e VV-së, atëherë vendoset diktaturë
-
Haliti: Kurti e ka një zar në xhep, vetëm sa nuk tha që LDK-ja do të na mbështesë
-
Haliti: Presidenti duhet të jetë nga PDK-ja
-
Hamza s’ka vija të kuqe për asnjërën parti, por thotë se janë më afër me opozitën
-
Qëndrimet e PDK-së, Xhavit Haliti në “Interaktiv”