Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hahn: Kosova të heqë taksat ndaj Serbisë e Bosnjës

Foto: Johannes Hahn / Twitter

Komisioni Evropian ka paraqitur para Parlamentit Evropian progres-raportet për shtetet në procesin e zgjerimit, ku përfshihen shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.

Johannes Hahn, Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, pasi tha rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, foli edhe për shtetet tjera të rajonit.

Duke folur për Serbin dhe Malin e Zi, Hahn tha se këto dy vende duhet të rrisin përpjekjet e tyre në lidhje me çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Serbia dhe Mali i Zi, duhet të rrisin përpjekjet në punën e tyre. Kjo është më e rëndësishmja dhe kushti për të ecur përpara në rrugën e integrimit. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, këto dy vende duhet ta vazhdojnë atë”, tha Hahn.

Ai potencoi se Kosova duhet të heqë tarifat për Serbinë dhe Bosnjën.

Edhe Hahn propozon “konklavë” për zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë Arbëri Hahn propozon “konklavë” për zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë

“Tarifat për Serbinë dhe Bosnjën duhet të hiqen. Kosova duhet të bazohet në marrëveshjen e MSA-së”, tha Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit. Johannes Hahn.

“Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, Serbia ka mbetur e përkushtuar në dialog dhe ka shfaqur përmbajtje në reagimin e saj ndaj ngritjes së taksës doganore. Megjithatë, Serbia duhet të bëjë përpjekje thelbësore, veçanërisht në marrëdhëniet e saja ndërkombëtare, për të krijuar një mjedis të favorshëm për përfundimin e një marrëveshjeje ligjore me Kosovën. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugët e tyre evropiane”, theksohet në raportin e progresit për Serbinë.