Helsinki, 30 gusht - Komisari për Zgjerim Johannes Hahn tha se rrjedha pozitive e dialogut midis Beogradit e Prishtinës është vendimtare për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.
Hahn tha se "kryesore është heqja e taksës".
Duke arritur në mbledhjen e minsitrave të jashtëm të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor në Helsinki, ai theksoi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes ndërjmet Beogradit e Prishtinës, transmeton Koha.net raportimin e B92.
Siç u shpreh ai, "Zgjidhja, përkatësisht rrjedha pozitive e dialogut midis Serbisë e Kosovës është në horizont dhe element vendimtar për perspektivën e ardhshme europiane të gjithë rajonit", ka thënë Hahn.
Hahn edhe njëherë u ka bërë thirrje autoriteteve të Prishtinës të heqin taksat për prodhimet nga Serbia.
"Vendimtare është tërheqja e tarfiave meqë janë në kundërshtim me frymën e Unionit. Kur bëhet fjalë për tregun unik atëherë aty nuk ka tarifa, as dogana. Kjo duhet të rregullohet", është shprehur ai.
Edhe
Ambasadori gjerman në Beograd thotë se qeveria e re e Kosovës duhet ta heq taksën
Ai ka shtuar se edhe Serbia duhet të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve për Kosovën që po e zhvillon kudo nëpër botë.
"Të dy palët duhet të ndërmarrin hapa në drejtim të njëra tjetrës. Mendoj se mund të arrijmë marrëveshje dhe kjo nuk është e pamundur", ka thënë Hahn, transmeton Koha.net.