Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka thënë se nomad nuk është opozita, por vetë kryeministri në detyrë Albin Kurti që nuk ka shtëpi në Kosovë.
Gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit së pishinës gjysmolimpike në Podujevë më 19 qershor, Kurti i pati quajtur nomadë deputetët e opozitës, duke i fajësuar për moskonstituimin e Kuvendit.
Guri e ka quajtur këtë cilësim të papërshtatshëm dhe fyes.
“Nomadë janë ata që nuk kanë shtëpi, e i vetmi në Republikën e Kosovës që nuk ka shtëpi është Albin Kurti. Kështu që nomadë nuk është opozita, por është Albin Kurti, që nuk ka vend rezident ku jeton. Nuk e ka familjen këtu”, ka thënë ai para nisjes së seancës së 35-të konstituive.
Sipas tij, Kurti ka përdorur këtë epitet për opozitën duke u nisur nga vetja dhe jo nga realiteti politik.
“Është e padinjitetshme që përmes këtyre cilësimeve të tentohet të bëhet presion te vota e deputetëve”, shtoi ai.
Maratona e dështimeve, s’ka konstituim as pas përpjekjes 35-të
-
Kurti: Deputetët e opozitës janë nomadë, s’duan ta kenë shtëpinë e tyre
-
Kurti: Deputetët e opozitës janë nomadë, s’duan të kenë shtëpi
-
Musliu-Shoshi: Në skenën politike, veç Albin Kurti është nomad
-
Guri: LDK-ja s’e voton Qeverinë Kurti 4
-
PDK-ja dhe Aleanca i kërkojnë Kurtit ta lirojë objektin e Qeverisë dhe ta konstituojë Kuvendin