Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gruevski sot përsëri në Gjykatë për rastin T.N.T.

Ish kryeministri Nikolla Gruevski sot përsëri duhet të paraqitet në Gjykatën Penale ku për sot është caktuar seanca gjyqësore për rastin T.N.T.

Në këtë lëndë të PSP-së Nikolla Gruevski akuzohet për prishjen e kompleksit ”Kosmos” të ndërmarrësit Fijat Canoski, njëherit edhe kryetar i Partisë për Ardhëri Evropiane (PAE), me të cilin ishin në koalicion qeveritar nga viti 2006, transmeton Alsat-m. Së bashku me Gruevskin, në gjykatë do të duhet të paraqitet edhe ish-ministri Mile Janakieski, i cili ka qenë i përzier në porosinë për të prishur kompleksin në fjalë. Mendohet se vendimi i dhënë nga Gruevski për të prishur këtë kompleks vlenë 16 milionë euro dhe për këtë ka edhe dëshmi nga përgjimet jo-ligjorë që ndryshe njihen si ”bombat” e Zaevit.

Ndërkohë dje Gruevski ishte në seancë dëgjimore në Penale për rastin “Shumplat”. Pas përfundimit të seancës ish kryeministri refuzoi të jap deklarata për gazetarët.

Artikuj të ngjashëm