Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, i ka vlerësuar joserioze përpjekjet e kryeministrit Albin Kurti për të gjetur zgjidhje për çështjen e presidentit.
Në një status në Facebook ka shkruar se në 34 ditët të cilat i caktoi si afat Gjykata Kushtetuese, Kurti 7 i kaloi në vizita jashtë vendit, që sipas tij, ishin të pafrytshme, e tri javët tjera pa asnjë përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje.
“Albin Kurti, po të mos donte zgjedhje, siç deklaroi sot, nuk do ta shpërdoronte as mundësinë e dytë që ia dha Gjykata Kushtetuese, 34 ditë shtesë. Mjafton të shihet se si u përdor kjo kohë: nga 34 ditë, 7 i kaloi në vizita të pafrytshme jashtë vendit, ndërsa tri javët e tjera pa asnjë përpjekje serioze për zgjidhje. Tani, kur ka mbetur vetëm një javë, deklaratat politike nuk kanë më peshë, sepse veprimet destruktive të tij në të dy raundet për zgjedhjen e presidentit flasin më qartë se çdo fjalë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Ka shtuar se Kurti po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve për arsye dhe inate personale.
“Është për keqardhje që dikush me 51% të besimit qytetar po e shtyn vendin drejt një procesi të ri zgjedhor për arsye dhe inate personale. Qytetarët do të dinë t’ia japin përgjigjen e duhur këtij mentaliteti”, ka thënë ai.
Edhe
PDK-ja nuk i beson deklaratës së Kurtit se nuk i do zgjedhjet e reja
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se beson që shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk është opsion dhe se për zgjedhjen presidentit duhet vullnet e gatishmëri për kompromis.
“Kemi hyrë në pjesën e fundit të muajit prill, dhe para vetës kemi një afat kushtues që po ofron, shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare unë besoj që nuk është opsion, e zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese të zgjedhurve të popullit. Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis dhe vendime jo të lehta”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë, duke shtuar se zgjedhjet nuk do të sjellin ndryshime në rezultat.
-
Kurti: Për të ecur përpara duhet të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës
-
Partitë “vajtojnë” miliona eurot për zgjedhje, por s’lëvizin nga qëndrimet për presidentin
-
Afati për presidentin po afron, opozita ia mbyll dyert Vetëvendosjes
-
Haradinaj: Kurti ka vendosur të shkojmë në zgjedhje, po përgatit pako financiare