Në stacionin e autobusëve në Komunën e Gjilanit sot nuk është realizuar asnjë linjë.
Siç merr vesh KOHA, në shenjë pakënaqësie ndaj pagesës së re të peronizimit, kompanitë e autobusëve të kësaj komune janë futur në grevë, me ç’rast udhëtarë të shumtë po presin për shërbimet e tyre.
Udhëtarët e këtyre linjave i kanë thënë KOHËS se nuk kanë marrë ndonjë njoftim paraprak për këtë grevë. As në faqet zyrtare të kompanive të ndryshme të linjave Kamenicë - Gjilan - Prishtinë, nuk figuron ndonjë njoftim paraprak për këtë grevë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndërpret grevën Shoqata e Autobusëve Podujevë-Prishtinë
-
Policia gjobit operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë që po protestojnë para Komunës
-
Pronarët e autobusëve në grevë, udhëtarët e linjës Podujevë-Prishtinë mbesin në rrugë
-
Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë në grevë, qytetarët presin me orë të tëra
-
Operatorët e transportit protestojnë, dhjetëra autobusë bllokojnë rrugët në Prishtinë