Dhjetëra autobusë kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në shenjë proteste për shkak të mossubvencionimit nga qeveria.
Të mërkurën ka filluar greva e protesta e Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, të cilët patën vendosur të ndalin qarkullimin e autobusëve ndër-urban në tërë Kosovën. Edhe pas dy ditësh, asnjë autobus nuk ka lëvizur nga qytetet.
Ndërkohë, autobusët e shumtë kanë bllokuar Prishtinën me ardhën e gjatë që kanë krijuar.
Kryetari i shoqatës, Ruzhdi Kurtishaj, pati thënë se të premten operatorët e transportit do të defilojnë me autobusë në Prishtinë për të shprehur pakënaqësinë për mosrealizimin e marrëveshjes nga Qeveria dhe se kjo e fundit nuk i ka ndihmuar gjatë pandemisë me mjete shtesë.
-
Transportuesit nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, qarkullim të autobusëve s’ka as sot
-
Transportuesit publikë ndryshojnë formën e protestës
-
Fotogaleri nga protesta e transportuesve privatë para Komunës e Qeverisë (Foto:KOHA)
-
Kurtishaj tregon për protestën e nesërme me autobusë në Prishtinë
-
Protestë, sot nuk do të ketë transport të udhëtarëve në Kosovë