Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Greva ka pamundësuar sot mbajtjen e qindra seancave gjyqësore

Mëngjesi i së enjtes, kryetarin e Sindikatës së Judikaturës, Asllan Rusinovci, e ka gjetur në hapësirat e Këshillit Gjyqësor.

Në zyrën ligjore të KGJK-së është diskutuar për draftin e Ligjit mbi Pagat, por nga ky takim ka dalë i pakënaqur Rusinovci, pasi, siç i ka thënë KTV-së përmes telefonit, vetëm 2 ose 3 kategori parashihet të përfitojnë ngritje në paga.

Në KGJK, nuk kanë dhënë shumë detaje për takimin dhe, megjithëse mbështesin kërkesat e sindikalistëve, greva, sipas tyre, nuk është zgjidhje.

Maliqi ka thënë se pret që sindikalistët të reflektojnë dhe të angazhohen në grupe punuese, për të arritur realizimin e kërkesave të tyre, derisa ka kujtuar edhe numrin e madh të lëndëve nëpër gjykata, që potencialisht do të shkojë në rritje.

Në anën tjetër, nëpër gjykata të vendit, qindra seanca kanë dështuar të mbahen.

Përjashtim ka bërë Gjykata Themelore e Prishtinës, ku grevistët kanë pasur mirëkuptim për kërkesën e kryetares Afërdita Bytyqi, që përveç rasteve me paraburgim e dhunë në familje, të mundësohet mbajtja e seancave edhe për rastet e shënjestruara për liberalizim vizash.

Edhe Administrata e gjykatave paralajmëron grevë nëse s’u rriten pagat për 25% Arbëri Administrata e gjykatave paralajmëron grevë nëse s’u rriten pagat për 25%

Kështu është mundësuar mbajtja e seancës në rastin “Stenta”, ku i akuzuar është ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, e që ishte njëri prej dy rasteve të shënjestruara që këtë të enjte kishin seanca të caktuara.

Përndryshe, rreth 2 mijë punëtorë të administratës në Gjykata e Prokurori, të mërkurën e nisën grevën me kërkesë rritjen e pagave për 100 % dhe rregullimin e statusit të tyre.

me kërkesat e grevistëve, Qeveria e Kosovës, të mërkurën tha se pagat në sektorin publik do t’i rregullojnë përmes Ligjit për Pagat, të cilin synojnë ta aprovojnë deri në shtator.