Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Greva bllokon për 24 orët e ardhshme doganat greke

Sindikata e punonjësve të Ministrisë së Financave greke kanë paralajmëruar një grevë 24-orëshe, duke filluar prej orës 24.00 të mbrëmjes së të mërkurës, 31 maj, deri në orën 24.00 të datës 1 qershor.

Si pasojë e grevës do të paralizohet tërësisht lëvizja e mjeteve dhe mallrave në pikat doganore greke me vendet kufitare jo europiane, si Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe doganat e aeroporteve do të pezullojnë punën, çka pritet të krijojë konfuzion edhe me fluturimet që lidhin Greqinë me vendet e treta. Probleme do të ketë edhe në porte, ku pasojë e grevës nuk do të qarkullojë asnjë ngarkesë mallrash dhe kontejnerësh.

Lidhur me lëvizjen në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, Drejtoria e Doganave greke ka publikuar oraret e mbylljes së traut mes dy vendeve, si dhe ka njoftuar për grevën të gjitha kompanitë e transportit të udhëtarëve dhe mallrave që operojnë mes dy vendeve.

Për rastet e urgjencës, doganat njoftuan se do të kenë personel sigurie për çdo rast. Ndërkohë, lëvizja e këmbësorëve që do të udhëtojnë pa bagazhe mes dy vendeve do të funksionojë lirisht.

Sipas sindikatave, greva ishte e pashmangshme, pasi qeveria me politikat e saj ka taksuar ndjeshëm të ardhurat e punonjësve të kësaj ministrie, ndërsa një tjetër goditje kanë marrë edhe pensionet e tyre.

Me kalimin në Parlament të ligjeve të reja, të cilat rrisin së tepërmi barrën fiskale ndaj grekëve edhe kjo sindikatë ka reaguar në shenjë solidariteti sindikatat e tjera të vendit, të cilat kërkojnë lehtësim të taksave dhe pakësimin e trysnisë fiskale mbi punonjësit privatë dhe ata të sektorit publik, deklaron kjo sindikatë.