Gresa Caka-Nimani sot pranuar detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese nga ish-kryetarja Arta Rama-Hajrizi.
Caka-Nimani pas marrjes së detyrës ka folur për pavarësinë e Gjykatës Kushtetese, dhe rolin e saj përcaktues në ruajtjen e rendit kushtetues, balancimin dhe ndarjen e pushteteve, avancimin e sundimit të ligjit e të tjera.
Zgjedhja e Cakës-Nimanit në krye të Kushtetueses u bë më 17 maj të këtij viti.
Në biografinë e postuar në faqen e Gjykatës Kushtetuese thuhet se deri në emërimin e saj si gjyqtare znj. Caka-Nimani ka punuar në USAID. Aty thuhet se në të kaluarën Caka-Nimani ka qenë pjesëmarrëse në grupe të ndryshme punuese për hartimin e legjislacionit në fushën e sundimit të ligjit, ndërsa gjatë viteve 2006-2008 ka qenë koordinatore dhe këshilltare e mbështetjes së Qeverisë Amerikane për Grupin Punues dhe më pas për Komisionin Kushtetues, përgjegjës për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
-
Gresa Caka-Nimani rizgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese
-
Gresa Caka-Nimani, kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese
-
Caka-Nimani: Gjykata Kushtetuese histori suksesi, ka vendosur parime dhe vlera demokratike
-
Nexhmi Rexhepi, kryetar i ri i Kushtetueses
-
Caka-Nimani: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është historik