Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se presidenti Joe Biden po e përbuz Kosovën dhe Serbinë me mosftesën për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci.
Nëpërmjet Twitterit, Grenell ka thënë se presidenti i SHBA-së po e vazhdon lojën në rajon, derisa ai parapraku, Donald Trump, kujdeset shumë për popullin e Ballkanit.
“Ai hodhi poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj nxiti krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Punë, jo politikë”, thuhet në postimin e tij.
Ambasada e Amerikës në Kosovë ka konfirmuar se Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, që do të mbahet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-
Zëri i Amerikës: Kosova do të ftohet në Samitin për Demokraci
-
Mediat në Serbi thonë se ky shtet tash ka marrë ftesën për Samitin për Demokraci në SHBA
-
SHBA-ja s’pranon të komentojë pse nuk ftoi disa vende në Samitin e Demokracisë
-
Grenell i frustruar që nuk po zbatohet marrëveshja e Washingtonit
-
SHBA-ja konfirmon se Kosova u la jashtë Samitit për Demokraci