I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar kërkesën e liderit të LDK-së, Isa Mustafa, që tarifa ndaj mallrave të Serbisë të hiqet tërësisht, sipas kërkesës së SHBA-së.
Duke komentuar postimin e Mustafës në Twitter, Grenelli ka thënë se heqja e tarifës ndaj këtyre mallrave do të ishte fillim i mirë për më shumë progres.
“Postim shumë i mirë. Isa Mustafa është lider i guximshëm. Heqja e tarifës nesër do të ishte fillim i shkëlqyeshëm për më shumë progres – dhe do të kishte lëvizje të shpejtë. Por zhvillimi ekonomik nuk mund të ecën përpara derisa të mos hiqet tarifa”, ka shkruar Grenelli.
-
Grenelli paralajmëron heqjen e reciprocitetit
-
Hyseni takon Grenellin në emër të LDK-së: Taksa duhet të hiqet siç thotë SHBA-ja
-
Grenell: S’mund të ndihmojmë pa u hequr tarifa që po i bën dëm Kosovës
-
Mustafa: Taksa duhet të hiqet, ende s’janë përcaktuar modalitetet e reciprocitetit
-
Grenell: Për të pasur investime amerikane, tarifa duhet hequr