Vendet e ministrave dhe deputetëve sot ishin mbushur me gra nga e gjithë Kosova. Nga salla plenare u kërkua barazi në përfaqësim dhe buxhetim për gratë, por të gjitha këto kërkesa u dëgjuan vetëm nga gratë.
Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ishte për pak minuta. Nga salla u largua me të përfunduar fjalimin e tij. Tha se nuk ka emancipim të shoqërisë pa emancipimin e grave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBlerta Deliu-Kodra shprehu shqetësimin e saj për mungesën e madhe të përfaqësimit të grave në pozita vendimmarrëse. Sipas saj, shqetësues mbetet edhe moszbatimi i ligjeve, të cilat parashohin përfaqësimin e grave në institucione. Por, një kërkesë tjetër e pati deputetja, Shqipe Pantina, raporton KTV.
E pranishme në këtë takim, ishte edhe kryetarja e porsazgjedhur e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila kërkoi që femra mos të shihet vetëm si shtylla e familjes, por edhe e shoqërisë dhe të gjitha proceseve politike e shoqërore. Nga ky takim kanë dalë edhe rekomandime, të cilat synojnë rritjen e barazisë gjinore në buxhetim.