Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar sot se të gjitha nënat që lindin në Maternitetin e QKMF-Suharekë, nga viti i ardhshëm do të subvencionohen.
“Do të njoftoheni me kohë, për procedurën aplikuese dhe kjo besoj se do të jetë rrethanë lehtësuese për qytetarët tanë. Sot e vizitova një nënë e cila kishte lindur një vajzë, dhe u informova se foshnja ishte mirë dhe shëndoshë, çka tregon se qytetarët ngadalë po e rrisin besimin për këtë institucion”, ka shkruar Bali Muharremaj.
Kushtet për Lindje në këtë maternitet janë shumë të mira dhe stafi është i përgatitur dhe profesional, ka përfunduar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Suharekës ndan nga 250 euro për çdo lindje
-
I zhbllokohet llogaria bankare Komunës së Suharekës
-
Bajselmani thotë se edhe këtë vit pritet që prindërit të subvencionohen për tekste shkollore
-
Gjilani vendos t’i subvencionojë lindjet
-
Nga janari çdo lindje në Rahovec subvencionohet me nga 500 euro