Komuna e Rahovecit ka marrë vendim për të subvencionuar lindjet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec nga 500 euro për çdo lindje.
Ky vendim është marrë të martën nga kryetari Smajl Latifi, ka njoftuar Komuna në faqen e saj zyrtare në Facebook.
“Kryetari Smajl Latifi përmbush zotimin publik – 500 euro për çdo lindje. Sot, kryetari Latifi nënshkroi vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) ‘Dr. Fahredin Hoti’ në Rahovec”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së do të mbështetet me këtë shumë prej janarit të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjilani vendos t’i subvencionojë lindjet
-
Latifi i reagon Mujës për programin e pagesave direkte: U bë hap prapa për vreshtarët
-
Latifi rendit premtimet në shëndetësi: Do ta punësojmë çdo mjek të diplomuar të Komunës së Rahovecit
-
“Çdo fëmijë të ketë familje” – Komuna e Prishtinës rrit përkrahjen financiare për strehim
-
Rrahmani: Një mijë euro në muaj për çiftet që lindin tre e më shumë fëmijë